Departamenti Amerikan i Drejtësisë nis hetimet rreth librit të ish-këshilltarit të Trumpit, John Bolton

23:26 | 15 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Departamenti i Drejtësisë (DOJ) ka nisur një hetim penal ndaj ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Boltonit, i cili thuhet se ” zbulojë në mënyrë të paligjshme informacione të klasifikuara” përmes një libri autobiografik që e botoi në fillim të këtij viti, njoftoi të martën The New York Times, shkruan CNN.

Duke cituar biseda me tre persona të njohur me këtë çështje, Times tha se DOJ ka ftuar të paraqiten në prokurori Simon & Schuster, botuesi i librit të Boltonit, “Dhoma ku ndodhi”, i cili ka dal në shitje në muajin qershor.

Administrata e Trump më parë ishte përpjekur të bllokonte botimin e librit, duke argumentuar se Boltoni do të publikon edhe materiale të klasifikuara, të cilat rrezikojnë sigurinë e SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Një gjykatës federale kundërshtoi përpjekjet e administratës, por la të hapur mundësinë që Boltoni të përballej me akuza penale ose të detyrohej të dorëzonte fitimet në lidhje me librin.

Bolton, i cili shërbeu për një kohë si këshilltar i sigurimit kombëtar të presidentit, Donald Trump, pohoi thënë se ka respektuar të gjitha rishikimet e kërkuara nga Shtëpia e Bardhë. Prokurori i Përgjithshëm William Barr nuk pranoi të komentonte rreth kësaj çështje kur u pyet në lidhje me këtë rast.

Kujtimet e Boltonit shfaqin një fytyrë të keqe të Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Trumpit. Ai shkroi se presidenti kujdeset vërtet për rizgjedhjen e tij dhe u kërkoi udhëheqësve të Ukrainës dhe Kinës që ta ndihmonin të fitonte në nëntor.

Ndryshe, Bolton u bë i njohur më shumë në vendin tonë me deklaratën rreth ndarjes së Kosovës, të cilën gjë, sipas tij, e kishte propozuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme