Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori sot pjesë në shënimin e Rosh Hashanah 5781 apo Vitit të Ri Hebraik 5781, ngjarje kjo e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.
Para të pranishmëve të shumtë, pjesëmarrës në këtë ceremoni, kryeministri Hoti tha se është kënaqësi të jenë së bashku për të festuar Rosh Hashanah, Vitin e Ri Hebraik, një nga ditët më të shenjta që shënon krijim e botës dhe fillimin e Ditëve të një periudhe 10 ditore të rishikimit të të bërave që kulmon me ditën e rekonsilimit.
“Uroj që gjatë ditëve festive të keni pasurim shpirtëror gjatë leximit të “machzor”. Zëri nga buria e punuar nga briri është përkujtesë për Hebraikët se Zoti është Mbreti i tyre. Sipas traditës, pas shërbimit fetar, Ju i ktheheni tryezës familjare për ushqim dhe meditim. Ashtu siç është ushqimi Juaj i preferuar për këtë festë: molla me mjaltë: Uroj që ashtu t’ju shkojë tërë viti” tha kryeministri Hoti.
Me këtë rast, kryeministri Hoti kujtoi se Republika e Kosovës është demokraci parlamentare sekulare, e cila garanton lirinë dhe barazinë fetare, duke theksuar se mirëpresin pjesëmarrjen e kulturës Hebraike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet institucionale.”Kësaj radhe Rosh Hashanah është i posaçëm, është festë e cila shënon njohjen reciproke Kosovë – Izrael.
Komuniteti Hebraik i Kosovës është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie tona. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit dhe përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim” tha kryeministri Hoti, duke uruar të gjithë besimtarët festën e Rosh Hashanah 5871.
Në fund përmes një letre është përcjellur një përshëndetje nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu drejtuar popullit të Kosovës dhe komunitetit hebraik të Kosovës.
Po ashtu, në këtë ngjarje është dhënë edhe një video mesazh nga Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump.
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...