Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i është drejtuar popullit të Kosovës përmes një letre që e dërgoi për manifestimin e Vitit të Ri hebraik në Prishtinë.
Ai tha se veprimet politike që ndodhën së fundi mes Kosovës dhe Izraelit janë fillim i një epoke të re, njofton Klan Kosova.
“Në këtë Vit të Ri, e zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe shpresa ime e sinqertë është se do ta shohim këtë të realizohet”, thuhet në letrën e tij.
Netanjahu po ashtu ka falënderuar edhe angazhimin e hebrenjve të Kosovës.
“E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më të afërt”.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë