Osmani: S’ka dy popuj tjerë që e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin se shqiptarët dhe izraelitët

18:40 | 15 Shtator 2020
L G

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në festën e Vitit të Ri hebraik të komunitetit hebre në Prishtinë.

Ajo në një fjalim drejtuar atyre tha se populli shqiptar dhe ai izraelit e kuptojnë mirë dhimbjen e njëri-tjetrit dhe kërkoi që marrëdhëniet Kosovë-Izrael të kalojnë një fazë tjetër, njofton Klan Kosova.

“Këtë vit sikurse çdo festë tjetër për popujt anë e kënd botës edhe kjo festë po festohet ndryshe për shkak të pandemisë. Por, pikërisht në frymën e kësaj feste uroj që besimi miqësi, solidariteti dhe optimisti të shndërrohet në udhërrëfyes për të gjithë ne dhe po ashtu të na gjejë të gjithëve ky vit në një stad më të avancuar në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit”.

“Historia e dëshmon që për një kohë të gjatë, por në veçanti shtatë dekada më parë gjithë shqiptarët i qëndruan pranë popullit hebraik për t’i shpëtuar ata nga shfarosja. Para 20 vjetësh gjatë luftës në Kosovë kur populli i Kosovës po rrezikohej nga shfarosja, ishte pikërisht Izraeli dhe shtetet tjera që i dolën në krah”.

“S’ka dy popuj që i kuptojmë vuajtjet më mirë e më shumë sesa populli ynë në Kosovë dhe ai në Izrael. Është lajm dhe sihariq i mirë për të kurorëzuar një miqësi të gjatë mes dy popujve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme