Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë që pas njohjes mes Kosovës e Izraelit (dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit), Kosova do të thellojë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.
Në manifestimin për vitin e ri hebraik në Kosovë, Hoti ka thënë që kjo datë, kësaj radhe është e rëndësishme pasi shënon njohjen reciproke Kosovë – Izrael.
“Komuniteti hebraik i Kosovës, është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit”.
“Përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim”, ka thënë Hoti.
Ndryshe video-mesazhi i Benjamin Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet gjatë kësaj ceremonie të organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...