Izraeli në pak javë ka arritur marrëveshje historike për normalizimin diplomatik me dy vende të Gjirit Persik dhe Arabia Saudia po shihet si objektivi i radhës për pajtim dypalësh.
Normalizimi i raporteve ndërshtetërore të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Bahrejnin mund të sjellë pajtimin me një aktor tjetër kyç në Gjirin Persik, me Arabinë Saudite.
Edhe pse Jerusalemi dhe Riadi nuk kanë marrëdhënie diplomatike me njëri-tjetrin dhe ndajnë qëndrime të kundërta për çështjen e sovranitetit të Palestinës, një nga klerikët më të lartë sauditë tregon se palët mund t’i adresojnë së bashku ndasitë.
Imami Abdulrahman Al-Sudais me predikimin e fundit para xhamisë së madhe të Mekës kërkoi mirësjellje ndaj hebrenjve dhe mospërçarje mes dy vendeve të ndryshme fetare.
“Zoti i Madhërishëm ka thënë t’i shoqëroni ata me njerëzi, ndërsa profeti Muhamed u la me ujin e jobesimtarëve dhe i trajtoi në mënyrë të barabartë hebrenjtë e Keibarit dhe ata fqinj. Kur i pushojmë bisedat për çështje të njerëzimit, ne nxitim përplasje mes qytetërimeve, dhe çka mbizotëron pastaj është gjuha e dhunës, e përjashtimit dhe e urrejtjes.”
Mesazhi i imamit shihet nga ekspertët si test për të provuar reagimin e publikut vendës nëse dikur do flitet konkretisht për një pajtim mes izraelitëve dhe sauditëve.
Vetë princi i kurorës dhe udhëheqësi de-fakto i sauditëve, Muhamed bin Salman, e ka bërë pjesë të politikës së brendshme promovimin e dialogut ndërfetar.
Për Izraelin, do të ishte arritje e madhe diplomatike një marrëveshje me Arabinë Saudite, qendrën e vendeve të shenjta myslimane dhe me eksportuesin më të madh të naftës në botë.
Për më tepër, palët kanë edhe interesa të njëjtë gjeopolitikë kur bëhet fjalë për një shtet armiqësor në Lindjen e Mesme, siç është Irani.
“Do ishte e vështirë të mësoheshim brenda natës me normalizimin dypalësh, sepse Izraeli është vend pushtues që ka nxjerrë nga shtëpia e vet palestinezët. Në të ardhmen mundet, por unë dyshoj.”
Pritshmëritë për një afrim të mundshëm Izrael-Arabi Saudite janë shtuar teksa të martën në Shtëpinë e Bardhë firmoset marrëveshja për normalizim mes Izraelit, Emirateve dhe Bahrejnit.
Arabia Saudite ka deklaruar se përshëndet çdo pakt që respekton Nismën Arabe për Paqe.
Nisma parashikon normalizimin e raporteve në këmbim të njohjes së shtetit të Palestinës dhe tërheqjes së plotë të izraelitëve nga territoret e pushtuara në luftërat e shekullit të kaluar.
Në shenjë dashamirësie, mbretëria saudite lejoi këtë muaj avionët e linjave mes Izraelit dhe Emirateve Arabe të përdorin hapësirën ajrore të vendit.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...