Rizgjedhja e përgjithshme. Veting.
Pastrimi i gjyqësorit. Për tre vitet e fundit, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja kështu ka zbutur retorikën e saj, për mënyrën se si duhet të pastrohet gjyqësori nga gjykatësit e korruptuar. Ministri i ri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se modeli i pastrimit të gjyqësorit duhet të jetë gati deri në fund të 100 ditëshit të parë të Qeverisë. Por një pjesë e ekspertëve janë skeptikë në lidhje me njoftimet e intensifikuara të qeverisë për të pastruar gjyqësorin – një nga premtimet kryesore të LSDM-së në dy cikle zgjedhore
“Ne e kemi diagnozën, ajo është vendosur dhe shkruar fjalë për fjalë në raportin e Pribes. Fatkeqësisht, të gjithë e kanë harruar raportin e Pribes dhe nuk e përmendin atë, dhe ai tregon se ku fillojnë problemet dhe kush është më përgjegjësi për probleme të tilla. Kritika më e madhe në raportin e Pribe u bë për Këshillin Gjyqësor” – tha Zvonko Davidoviq, avokat.
Davidoviq beson se Këshilli Gjyqësor duhet së pari të pastrohet dhe vetëm atëherë të flitet për pastrimin e gjyqësorit. Sipas tij, Këshilli është një institucion në të cilin anëtarët delegohen nga partitë, dhe atëherë politika është e pashmangshme.
“Nuk shoh një ide të tillë si organ i pavarur, i përbërë nga ekspertë, madje edhe të huaj, nëse është e nevojshme për të kryer një vlerësim të punës së gjykatësve dhe Këshillit Gjyqësor” -u shpreh Zvonko Davidoviq, avokat.
Ministri i ri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ditët e fundit thekson se pastrimi i gjyqësorit është imagjinuar me – revizion të zgjedhjes rastësore të 5 për qind të lëndëve gjyqësore të profilit të lartë të interesit, duke kontrolluar statusin e pasurisë së gjykatësve, por gjithashtu duke kontrolluar edhe punën e gjykatësve, që do ta bëjë Këshilli Gjyqësor veçanërisht në fushën e vjetërsimin e lëndëve gjyqësore dhe seancave të rralla./alsat
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...