Liga Unike është një ligë mjaftë e qëlluar, e cila do t’i ndihmojë skuadrave kosovare dhe shqiptare të përforcohen edhe më shumë.
Kështu mendojnë trajnerët e njohur të basketbollit, si Betim Berisha, Ismet Ferati dhe Blerim Krasniqi.
Berisha në një intervistë për arbresh.info, theksoi se në këtë ligë të përbashkët përparësi duhet t’iu jepet basketbollistëve vendorë.
“Me 10 shtator dy federatat u takuan në Tiranë dhe nënshkruan marrëveshje për formimin e kësaj lige, e cila mendoj se ishte e vonuar sepse duhet ndodhur shumë më herët. Shpresoj që të jetë edhe e dobishme për shkak se duhet t’iu jepet hapësirë lojtarëve vendor”, tha fillimisht ai.
Ai mendon se nëse ekipet synojnë vetëm fitore dhe lojtarët vendorë qëndrojnë në bankinë, do jetë gabim i madh shkaku që duhet të zhvillohen sa më shumë.
“Nëse ekipet synojnë vetëm ta fitojnë kampionatin, të bëjnë investime, ndërsa lojtarët vendor të jenë në bankinë, atëherë do jetë gabim dhe shpenzim sepse lojtarët vendor duhet të kenë me tepër hapësirë në mënyrë që të zhvillohen”, vazhdoi Berisha.
Në fund, Berisha beson se kjo ligë do jetë mjaftë interesante meqenëse janë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.
“Do këtë rivalitet, e dimë nivelin e ligës së Shqipërisë, e mira është se janë nga katër nga Shqipëria dhe katër nga Kosova. Do këtë basketboll cilësorë, ligë interesante dhe shpresoj që gjatë lojës do ndikojë një përbashkim dhe jo negative mes tifo grupeve, por të jetë garë ferr-play”, përfundoi trajneri.
I mendimit se kjo Ligë Unike është mjaftë e qëlluar është edhe trajneri i njohur Ismet Ferati, i cili në një intervistë për arbresh.info, tha se kjo ligë duhej bërë më herët.
“Mendoj që është ide e qëlluar, ndoshta duhet bërë edhe më herët duke ditur që basketbolli i Kosovës dhe Shqipërisë janë në ngecje dhe është dashur të fillonte edhe më herët shkaku i rivalitetit dhe kualitetit. Momentalisht është shumë vështirë të flitet pasi që klubi nuk u lejohet të stërviten dhe këto masa shpresoj që të hiqen shumë shpejtë dhe të fillojë liga e përbashkët Kosova – Shqipëri dhe lojtarët duhet të jenë të përgatitur”, u shpreh fillimisht Ferati.
I pyetur për rivalitetin, Ferati beson se kjo ligë do jetë më shumë vëllazërore dhe rivalitetin më të madh do e kenë skuadrat kosovare mes veti.
“Mendoj që liga do jetë më vëllazërore, nuk ka me qenë rivalitet shumë i madh, mendoj që rivaliteti më i madh do jetë brenda Kosovës edhe pse që dihet edhe Tirana, Vëllaznia e Shkodrës, Durrësi janë ekipet shumë të mira. Shpresoj që edhe ekipet e Kosovës të jenë të duhura sepse ende nuk dihet nëse Rahoveci, i cili ka probleme financiare dhe është pa kryesi apo të zëvendësohet nga Bashkimi që është ekip cilësorë ose Ponte Prizreni”, përfundoi ai.
Kurse, trajneri Blerim Krasniqi në një intervistë për arbresh.info, u shpreh se më e përshtatshme do ishte nëse do fillonte liga jonë shkaku që lojtarët janë dëmtuar duke pushuar dhe kanë humbur formën e tyre.
“Më mirë do ishte nëse do fillonim me ligën tonë, e cila po pushon padrejtësisht dhe e dimë sa është e dëmshme dhe e disfavorshme, pra kur të humbet kontuniteti, duhet kohë për tu rikthyer sepse duhen bërë parapërgatitjet“, deklaroi fillimisht Krasniqi.
Ai përparësi i ka dhënë skuadrave nga Shqipëria, sepse kanë pasur kohë të përgatiten derisa basketbollistët tanë nuk i ka lejuar qeveria t’i zhvillojnë stërvitjet.
“Vitet e kaluar kishim përparësi në krahasim me Shqipërinë dhe në vitet e fundit e ka barazuar kualitetin tonë. Kur dihen favoritët absolut të fitosh me diferencën të shkëlqyer atëherë dihet fituesi, por ajo diferencë është zbehur. Unë i jap pak përparësi Shqipërisë sepse në aspektin organizativ ne kemi pushuar, kurse ata kanë vazhduar, kanë bërë lëvizje të lojtarëve dhe trajnerëve dhe janë një hap para nesh”, shtoi Krasniqi.
Ndërkohë, kujtojmë se Liga Unike u formua të enjten e kaluar (10 shtator), ndërsa pritet vendimi përfundimtar se kur do të fillojë./E.Bytyqi /arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/330774974646238/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...