Figura e helmuar e opozitës ruse Alexei Navalny do të kthehet në Rusi, ka thënë zëdhënësi i tij.
“Është çuditëse për mua pse dikush duhet të mendojë ndryshe,” postoi Kira Yarmysh në Twitter, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Navalny gjithashtu postoi një fotografi në Instagram për herë të parë që kur u helmua, duke njoftuar se po merrte frymë pa “pajisje ndihmëse”.
“Përshëndetje, unë jam Navalny. Më keni munguar. Ende nuk mund të bëj shumë, por dje arrita të marr frymë vetë për tërë ditën”, tha ai.
“Vetëm nga vetja ime, asnjë ndihmë shtesë, madje as një valvul në fytin tim. Më pëlqente shumë. Ashtë një proces i jashtëzakonshëm që nënvlerësohet nga shumë njerëz”.
Ndryshe, ai nuk u ndje mirë në një fluturim nga Siberia më 20 gusht dhe testet kanë treguar se ai ishte helmuar me një agjent nervor Novichok. Si rezultat, ai u transferua në spitalin Charité në kryeqytetin gjerman, Berlin.
Ekipi i tij pretendon se ai ishte helmuar me urdhër të presidentit Vladimir Putin – por Kremlini mohon çdo përfshirje.
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë