Rusi, afro 1 milion e 74 mijë të prekur nga COVID-19

13:25 | 15 Shtator 2020
Arbresh.info

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.073.849, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 18.785.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.529 raste të reja me virusin dhe 150 të vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA)..

Numri i të shëruarve ka arritur në 884.305, me 5.605 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 730 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 272.523, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 5.006, me 13 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 41,1 milionë teste, përfshirë 218 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme