Kryeparlamentarja e Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministria e kulturës, rinisë dhe sporteve, Vlora Dumoshi kanë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për aktorin, Adem Mikullovci.
Ai do të kujtohet për veprat e tij artistike, duke lënë një trashëgimi të shkëlqyer në kulturën tonë, shkruan arbresh.info.
Osmani shprehu ngushëllime për aktorin Mikullovci dhe tha se Kosova ka humbur një njeri të madh.
“Sot kemi humbur një njeri të madh të Kosovës dhe ish-delegat të 2 korrikut që shpallën deklaratën kushtetuese dhe miratuan dekoratën kushtetuese të Kaqanikut”.
Ajo tha se kanë humbur një njeri të madh që ishte në zemrën e gjithsecilit qytetar të Kosovës.
Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937.
Si aktor ka luajtur në qindra role kryesore dhe dytësore në projekte të ndryshme filmike.
Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.
Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia e aktorit tashmë të ndjerë, Adem Mikullovci, ku mund të bëhet homazhe.
Mikullovci ka ndërruar jetë sot në moshën 81 vjeçare.
Kurse, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot gjatë ditës nga ora 16:00 në Arbëri të Prishtinës./Arbresh.info
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...