I dehuri nga Peja, tenton me 50 euro t’a mashtroj policinë

10:17 | 15 Shtator 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Pejë.

Në raport thuhet se i njëjti ishte ndaluar nga policia ku rezultoi me 1.58 promil alkool, transmeton arbresh.info.

Po ashtu, i dyshuari ka tentuar që t’u ofroj ryshfet zyrtarëve policor me një kartëmonedhë prej 50 me ç’rast i njëjti është arrestuar, ndërsa kartëmonedha është sekuestruar.

Është konsultuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë:

“Pejë 13.09.2020 – 23:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ishte ndaluar nga policia ku i njëjti rezultoi me 1.58 promil alkool. I dyshuari ka tentuar që t’u ofroj ryshfet zyrtarëve policor me një kartëmonedhë prej 50 me ç’rast  i njëjti është arrestuar, ndërsa kartëmonedha është sekuestruar. Është konsultuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme