Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard beson se sulmuesi Timo Werner do jetë i gatshëm të përballet me Liverpool-in.
Gjermani u lëndua në këmbë dje në fitoren bindëse ndaj Brighton-it me rezultat 3 – 1, transmeton portali arbresh.info.
Por, tekniku anglez beson se Werner brenda një kohë të shkurtër do gjejë formën e mirë.
“Isha i lumtur me Timo-n, i di kualitetet që do i sjell skuadrës. Ai do jetë vërtetë kërcenim. është qendërsulmues që mund të bëjë shumë gjëra”.
“Timo mori një goditje kur fitoi penalltinë. Shpresoj që të mos jetë asgjë serioze. Nuk do mendoja shumë për javën tjetër, por mendoj se do rikthehet për një kohë të shkurtër”, deklaroi ai.
Chelsea të dielën përballet me Liverpool-in, në kuadër të xhiros së dytë së Premierë Ligë-s./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...