Google ADS

Sharon Stone: Shprehja se pamja s’ka rëndësi, gënjeshtër e madhe

01:31 | 15 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Aktorja, Sharon Stone, tha me zë të lartë, atë që shumë gra e mendojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Ju nuk e kuptoni se sa rëndësi ka mënyra si dukesh, derisa fillon dhe nuk dukesh më si më parë, tha Sharon Stone për revistën Telegraph.

Aktorja shtoi se shprehja pamja s’ka rëndësi” është një gënjeshtër e madhe dhe e idiote. Për këtë arsye, ajo i përmbahet një regjimi rigoroz stërvitor dhe kujdesi të lëkurës dhe trupit. Sharon theksoi se ndihet shumë komode me veten dhe nuk lejon askënd që t’i thotë diçka për trupin dhe fytyrën, pasi nuk është OK si dukuri. Të gjithë trupat e grave kanë celulit, por ne kemi parë kaq shumë foto këmbësh me geta, ku modelet ishin në të vërtetë djem të rinj, si edhe shfaqje mode me vajza 14-vjeçare. Nuk do të qëndroni vajzë e bukur përgjithnjë dhe me të vërtetë duhet të fillojmë të merremi me faktin se është më mirë të jesh një grua e rritur dhe inteligjente. Nëse partneri juaj nuk e kupton këtë, atëherë ai nuk është i rritur mjaftueshëm ndaj s’keni pse të qëndroni më bashkë, theksoi ajo./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme