Uji me përmbajtje frutash, perimesh dhe erëzash përshpejton metabolizmin dhe ndan në mënyrë efikase vlerat ushqyese dhe antioksidantët. Gjithashtu ndihmon në rinovimin e qelizave të dëmtuara, eleminon fryrjen ose dhjamin e barkut.Më poshte do mund të gjeni 3 receta sesi mund të përgatisni ujin detox.
Përbërësit:
– 1 kastravec i prerë në feta
– xhinxher
– 2 feta limon
– gjethe menteje
– pak kripë
– ujë
Në një enë, shtoni përbërësit dhe më pas ujë. Përzierjen vendoseni në frigorifer për 3 orë dhe më pas konsumojeni.
2.Limon dhe kastravec
Përbërësit:
– 1/2 kastravec
– 1 limon
– gjethe menteje
– ujë
Në fillim, ndani në feta kastravecin dhe limonin dhe më pas shtoni gjethet e mentes. Të gjithë përbërësit vendosini në një enë me ujë (diku te 1.5 litër) dhe lëreni një natë në frigorifer para se ta konsumoni.
3.Luleshtrydhe me borzilok dhe limon
Përbërësit:
– 10 kokrra luleshtrydhe
– 2 feta limon
– borzilok
Në enë, vendosni të gjithë përbërësit dhe më pas ujin. Kini parasysh që të shtoni shumë borzilok . Përbërjen lëreni në frigorifer për 3 orë para se ta shërbeni./lapsi/
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...