Në Britaninë e Madhe, shoferët që shkaktojnë aksidente fatale, teksa përdorin celularët do të ndëshkohen me burgim të përjetshëm.
BBC shkruan se në fillim të vitit të ardhshëm një projektligj që parashikon dënime të rënda për shoferët që shkaktojnë vdekje për arsye se kanë përdorur celularë ose kanë vozitur shpejt pritet të sillet ne agjendën ditore të parlamentit, transmeton Albinfo.ch
Projektligji parasheh se shoferët që kanë shkaktuar aksidente fatale për arsye se kanë përdorur celularë, kanë lëvizur mbi normën e caktuar ose kanë hyrë në garë të shpejtësisë, do të dënohen me burgim të përjetshëm.
Gjithashtu edhe shoferët që shkaktojnë fatalitet nën ndikimin e drogës do të ndëshkohen me burg të përjetshëm. Sipas ligjeve aktuale, dënimi më i lartë është 14 vjet për krimet në fjalë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...