Ekziston mundësia që organizma të gjallë të jenë duke “pluskuar” në retë e Venusit. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur astronomët pasi zbuluan një gaz në atmosferën e planetit, që nuk po e shpjegojnë dot.
Gazi quhet fosfinë, një molekulë i bërë nga një molekulë e përbërë nga një atom fosfori dhe tre atome hidrogjeni. Në tokë, fosofina lidhet me jetën, me mikrobet që jetojnë në zorrët e kafshëve si pinguinët, ose në mjedise të varfra në oksigjen, siç janë kënetat, shkruan abcnews.al
Ky gaz mund të bëhet edhe në mënyrë artificiale, por mesa dihet, në Venus nuk ka fabrika, dhe as pinguinë.
Atëherë, pse është ky gaz atje, 50 km lart nga sipërfaqja e planetit? Prof Jane Greaves, nga Universiteti i Cardiff-it, Mbretëria e Bashkuar dhe kolegët e kanë ngritur këtë pyetje.
Me aq sa shkencëtarët dinë deri më tani rreth Venusit dhe kushtet që ekszistojnë atje, asnjë nuk di të përshkruajë ende një rrugë abiotike për të gjeneruar fosofinën, të paktën jo në sasinë që është zbuluar.
Kjo, sipas tyre, bën që të konsiderohet mundësia e një “burimi jete”./abcnews.al/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...