Vala e dytë e koronavirusit mund të shënojë një numër më të ulët vdekjesh sesa në valën e parë, pohojnë ekspertët. Ata treguan si shembull Suedinë, ku pati një rritje të të infektuarve, por jo të viktimave.
Pavarësisht të gjitha diskutimeve, Suedia nuk u fut në karantinë dhe maska nuk përdoret. Megjithatë, vendi në fillim të pandemisë regjistroi më shumë të vdekur se fqinjët e tjerë, Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda. Por shifrat tregojnë se një rritje e infeksioneve në qershor dhe korrik nuk u përkthye në rritje të numrit të viktimave.
Aktualisht në Suedi vdesin mesatarisht dy deri në tre persona në ditë. Kjo është një rënie e ndjeshme krahasuar me kulmin në prill, kur kishte mbi 100 viktima. Ekspertët pretendojnë se ekzistojnë tre arsye kryesore për këtë.
Ata thonë se shumica e të infektuarve ditorë janë të rinj, mjekët janë të pajisur dhe më të mirëinformuar për të trajtuar virusin dhe ata që janë në rrezik për jetën, por marrin masa shtesë.
Profesori Paul Hunter tha: “Unë nuk mendoj se do të shohim kaq shumë vdekje këtë dimër, sa pamë në pranverë. Gjithmonë nëse nuk lejojmë që virusi të na dalë nga kontrolli.”
Sipas tij, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pavarësisht rasteve të shumta, vdekjet nuk janë më aq të larta.
Kurse profesori Martin McKee tha se zbutja e masave mund të nënkuptojë që njerëzit po marrin një dozë më të ulët të virusit dhe kështu po sëmuren më pak.
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...