Besa Shahini ka folur pas zyrtarizimit të largimit të saj nga Qeveria e Edi Ramës në Shqipëri.
Ajo në Top Channel ka folur edhe për mundësinë e një kalimi në VV.
“Po, kam mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje. Ka qenë një organizatë që ka artikuluar një të majtë të re dhe që ka artikuluar për Bashkimin Kombëtar. Por kur neve na erdhi oferta, VV ka bërë çdo gjë që në të mos vinin në politikë në Shqipëri. Kur erdhi në qeveri hoqi dorë nga artikulimi i bashkimit kombëtar. Kjo më ka bërë skeptike për artikulimin e tyre për bashkim. Unë e di që nuk bëhet bashkimi me një marrëveshje, por kur heq dorë nga artikulimi atëherë nuk ndodh kurrë”, tha Shahini.
Por kur u pyet nëse një aderim i saj në VV është afër ajo mohoi.
“Jo, absolutisht jo!”, tha Shahini.
E pyetur për plane të tjera ajo tha se të marrë kohën se ku do të angazhohet dhe se do të gjejë formën për të kontribuar më shumë si këtu dhe në Kosovë.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...