Ishte folur gjatë për një largim drejt kampionatit spanjoll, ku ndiqej prej kohësh nag Barcelona dhe së fundi edhe nga Reali i Madridit, por Lautaro Martinez do të mbetet te Interi edhe për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka dhënë vetë menaxheri i sulmuesit argjentinas, beto Yaque, i cili ka pasur një takim me Drejtorin Sportiv të Interit, Piero Ausilio dhe në dalje nga zyrat e klubit milanez, konfirmoi se Lautaro do të vijojë të mbajë veshur fanellën zikaltër.
“Ishte një vizitë kortezie, për të përshëndetur mikun tonë Piero Ausilio. Nuk u diskutua as për Barcelonën dhe as për Realin. Lautaro do të qëndrojë te Interi”, deklaroi menaxheri menjëherë sapo doli nga zyrat e klubit zikaltër.
Në këtë mënyrë sulmi i zikaltërve për sezonin e ri mbetet i pandryshuar, pasi Lautaro dhe Lukaku do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë sa më shpesh, ndërsa zëvendësuesi i parë i tyre do të jetë kileni me eksperiencë Alexis Sanchez.
Ndërkohë drejtuesit e Interit kanë nisur punën edhe për t’i rinovuar kontratën sulmuesit argjentinas, që aktualisht paguhet 2.2 milionë euro, që shkojnë deri në 3 milionë euro në sezon bashkë me bonuset.
Në kontratën e re të ardhurat e Lautaros pritet të dyfishohen, ndërsa është parashikuar që të hiqet ose të rritet edhe klauzola e prishjes së bashkëpunimit. Edhe vetë sulmuesi duket i lumtur në Milano, pasi po pret edhe lindjen e fëmijës së tij të parë dhe nuk e shikon si alternativë të mirë ndryshimin e qytetit dhe shtetit në këtë periudhë.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...