Sulmuesi Eden Hazard, do e humbasë ndeshjen e parë të Real Madrid-it këtë vikend shkaku i lëndimit.
Belgu ishte duke punuar vet në mënyrë që të gjejë formën më të mirë fizike dhe të rikthehet nga lëndimi në gju, por do mungojë këtë vikend ndaj Real Sociedad, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Cadena Cope, Hazard është nën vëzhgimin e “Los Blancos”, ngase ishte ftuar për Kombëtaren e Belgjikës, por nuk luajti asnjë minutë.
Vendimi i lojtarit për t’iu bashkuar Kombëtares nënkupton që humbi 10 ditë parapërgatitje, andaj do vazhdojë të punojë vetëm.
Edicionin që lamë pas, Hazard realizoi vetëm një gol në 22 paraqitje, derisa shumicën e ndeshjeve nuk i zhvilloi shkaku i lëndimeve afatgjatë./arbresh.info.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...