Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, Ragmi Mustafën, ndaj të cilit Gjykata e Bujanocit ka hedhur padi për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019.
Selimi tha se ky akt i ulët është kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë atje, shkruan Indeksonline.
Ministri i dha mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide, teksa thotë që kjo qasje është e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Njoftimi i plotë:
Në takim sot prita Ragmi Mustafën, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ndaj të cilit Gjykata e Bujanocit padrejtësisht hodhi padi dy ditë më parë për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019. Serbia duhet të kuptojë që në Bujanoc, Preshevë e në Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është̈ e pashmangshme.
Ky akt i ulët është̈ kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë̈ atje. Kjo qasje është̈ e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Që të ecim përpara duhet të respektojmë̈ të drejtat e njëri-tjetrit. Shqiptarët në atë̈ pjesë duhet të gëzojnë̈ të drejta të barabarta, njëjtë̈ sikurse serbët që jetojnë̈ në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë̈ i kam dhënë̈ të gjithë̈ mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike, e aspak shkelje e ligjit.
https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/166602118407574
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës