Të enjten u nënshkrua zyrtarisht formimi i Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëveshjen e nënshkruan Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari dhe Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.
Liga do të ketë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.
Ideja e formimit të kësaj lige ishte mirëpritur në Kosovë nga analistët, klubet dhe basketbollistët.
Këto ishin opinionet e basketbollistëve të Kosovës për faqen zyrtare të FBK-së për Ligën Unike:
Dardan Berisha: “Sigurisht se e përkrahim Ligën ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është një ëndërr e realizuar për shumë shqiptarë. Besoj se kjo Ligë do të ishte shumë interesante dhe me interes për publikun mbarëshqiptar. Do të kishte rivalitet dhe do të ishte një risi e mirëseardhur për të gjithë ne.
Edmond Azemi: “Ideja e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për formimin e kësaj lige është shumë e qëlluar. Të gjithë kemi pasur ëndërr për formimin e një Lige Mbarëkombëtare. Duke marrë parasysh që vështirë se edicionin e ardhshëm mund të luajmë në Evropë, kjo Ligë do të na shërbejë shumë. Gjithashtu është shumë pozitive që ka marrë lejen nga FIBA Evropa”.
Drilon Hajrizi: “Ideja për formimin e Ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri është shumë e mirë. Megjithatë, kjo Ligë duhet të shfrytëzohet për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj dhe të mos jetë një Ligë ku skuadrat do të synonin me çdo kusht titullin e kampionit. Basketbollistët e rinj kanë nevojë për sa më shumë ndeshje ndërkombëtare në mënyrë që të fitojnë përvojë. Kjo mund t’iu ndihmojë atyre në të ardhmen. Sa më shumë ndeshje ndërkombëtare, aq më shumë përvojë do të fitojnë. Nëse u japim hapësirë lojtarëve të rinj, atëherë, kjo Ligë është shumë e mirëseardhur. Por, nëse garohet vetëm për titullin e kampionit, atëherë mund të kemi shumë shpenzime dhe pak përfitime”.
Samir Zekiqi: “Është ide shumë e mirëseardhur. Është shumë mirë që të kemi më shumë ndeshje. Shpresoj se në këtë ligë do të ketë hapësirë për lojtarët e rinj e të talentuar. Ata duhet të përkrahen maksimalisht dhe të kenë sa më shumë hapësirë. Klubet të punojnë në nxjerrjen e talenteve dhe të përfitojnë lojtari, klubi, por edhe Kombëtarja.
Valon Bunjaku: “Liga Unike mendoj se do të jetë një risi për ne basketbollistët, po ashtu edhe për shikuesit. Gjithashtu do të jetë në favor të basketbollistëve sepse do të ketë shumë lojëra. Qëllimi kryesor i kësaj lige të jetë përkrahja e basketbollistëve të rinj. Skuadrat duhet tu japin më shumë hapësirë për të rinjtë, që do të ishte një motivim i madh për ta sepse në vendin tonë ka shumë talente të rinj që meritojnë përkrahje, e kjo do të kishte ndikim shumë të madh në fushën e basketbollit. Jam shumë i lumtur që erdhi një bashkëpunim i tillë dhe mendoj që do të jetë një përvojë prej më të mirave.
Bardh Rexha: “Sa i përket Ligës së përbashkët, është gjëja më e mirë për basketbollistët vendorë. Edicioni i fundit ishte mjaft i suksesshëm për mua personalisht, sepse jam paraqitur në të gjitha ndeshjet dhe duke më afirmuar më shumë për të ardhmen, ku falënderoj trajnerën dhe klubin e Rahovecit. Ideja është e qëlluar për një garë të përbashkët, ku besojmë se, do të luajmë pa presion të gjitha skuadrat dhe tu jepet më shumë përparësi lojtarëve të rinj. Klubet e Kosovës shpresoj se do t’i japin më shumë rëndësi lojtarëve të rinj, duke i inkuadruar në çdo ndeshje dhe duke pasur minutat e nevojshëm”.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”