Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, thotë se rënia e numrit të infektuarve ka reflektuar edhe në numër të pacientëve të shtrirë nëpër spitale.
“319 pacientë në të gjitha spitalet, 26 në respirator dhe 200 me oksigjenoterapi. Ky numër ka mundësuar që pacientët të trajtohen vetëm në Pulmologji dhe Infektvë”, është shprehur Krasniqi në një konferencë për medie.
Ai bënë të ditur se janë në përgatitje të planit për rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve për pacientët tjerë.
“Brenda javës do të analizohet edhe mbyllja e Spitalit të Vushtrrisë për pacientët me COVID-19”, deklaron Krasniqi./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën