Kylian Mbappe e do largimin, ja shtatë destinacionet e mundshme

14:09 | 14 Shtator 2020
Arbresh Info

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka ‘tronditur’ klubin francez duke i njoftuar që do largohet gjatë këtij afati veror.

21-vjeçari thuhet se është i hapur për largimin, ngase dëshiron një sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.

Tashmë janë shtatë skuadra, në të cilat mund të transferohet fituesi i Kupës së Botës:

7.Chelsea

Chelsea është në listë sepse e shohin Mbappe si lojtar i ri dhe janë në dijeni të potencialit të tij.

Mirëpo, nuk ka shanse që “Blutë” të shpenzojnë 100 milionë euro në vitin e ardhshëm, shkaku i shpenzimeve të mëdha këtë edicion.

6.Juventus

Juventus-i mund të jetë ndër kandidatët sepse dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Bianconerët” gjithashtu mund të provojnë përmes Cristiano Ronaldo-s, i cili është idolli i francezit.

5.Manchester United

Duke marrë parasysh që United-i synon të përforcohet, Mbappe mund të bëhet prioritet i tyre.

“Djajtë e Kuq” e pëlqejnë lojtarin dhe për ta realizuar ndoshta edhe do shesin disa yje.

4.Liverpool

Mbappe gjithmonë ka shprehur admirimin për trajnerin Jurgen Klopp dhe duke marrë parasysh sponsorin e Nike, mund të realizohet kjo marrëveshje.

Një transferim i tillë, do bënte që ndonjëri nga sulmuesit momental mund të largohet.

3.Barcelona

Meqenëse e ardhmja e Lionel Messi-t ende nuk është e sigurt, Barcelona mund ta sheh 21-vjeçari si zëvendësuesi adekuat.

Klubi blaugranas shihet si favorit mjaftë serioz.

2.Manchester City

Manchester City së shpejti do humbë qendërsulmuesin Sergio Aguero dhe është në dyshime nëse mund ta zëvendësojë Gabriel Jesus.

Andaj, Mbappe mund të shihet si qendërsulmuesi adekuat duke marrë parasysh që Pep Guardiola është admirues i madh.

1.Real Madrid

Real Madrid-i shihet si favoriti kryesor, ngase e kërkon që dy vite.

Thuhet se edicionin e ardhshëm “Mbretërit” do shpenzojnë rreth 150 milionë euro që ta realizojnë./arbresh.info.

Të ngjashme