Boksieri Dillian Whyte ka njoftuar që gjatë kësaj jave do konfirmohet përballja me Alexander Povetkin-in.
Whyte pësoi humbje shokuse nga rusi muajin e kaluar, pas një nokauti në raundin e pestë, transmeton portali arbresh.info.
32-vjeçari në raundin e katër kishte arritur që ta rrëzojë dy herë Povetkin-in, por në raundin e pestë një goditje perfekte nga kundërshtari bëri që të mbyllet ndeshja.
Për Whyte kjo ishte humbja e parë që nga viti 2015, ndërsa ishte afër përballjes me kampionin Tyson Fury, por tani i nevojitet fitorja ndaj Povektin për të fituar përsëri të drejtën që të përballet me kampionin.
Ai konfirmoi revanshin përmes një postimi në Twitter.
“Lajmet e luftës zbulohen nesër duke ecur drejt zjarrit. Unë dua që gjithçka të bëhet tym, le të shkojmë”, ka shkruar ai.
https://twitter.com/DillianWhyte/status/1305439979129188353
Mbetet të shihet në cilën datë do zhvillohet përballja e dytë mes dy super boksierëve./arbresh.info.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...