Ora 8 e së hënës do të rikthejë zilen e nisjes së mësimit në të gjithë shkollat e Shqipërisë.
Në hyrje të çdo institucioni arsimor fëmijëve e nxënësve do tu maten temperatura si dhe do të këshillohen për masat parandaluese për covid 19.
Në përshëndetje të tyre, ministrja Besa Shahini përmes Facebook pranon vështirësitë e situatës
Megjithatë nëse do të ketë përhapje të koronavirusit, Ministria e Arsimit ka bërë gati planin B.
Por në përshëndetjen e tij kryetari i PD Lulzim Basha ka theksuar se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë, ndaj dhe një herë bëri thirrje për shtimin e numrit të mësuesve dhe pasisjen me mjetet e duhura për parandalimin e covid 19.
“Për të testuar mësuesit, të rrisë numrin e tyre dhe ti pajisë me maska e antibakterale, gjithashtu të jape fonde për shëndetësinë dhe ndërtimin e shkollave si dhe të sigurojë tranasportin për fëmijët që jetojnë në çadra.”
Më herët PD ka akuzuar se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit./medial/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...