Ministri izraelit jep dorëheqjen, është kundër izolimit për herë të dytë

21:14 | 13 Shtator 2020
A Z

Një ministër i kabinetit izraelit së fundmi ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste. Ai është kundër planeve për rivendosjen e izolimit për herë të dytë.

Ministri i Strehimit Yaakov Litzman u shpreh se kufizimet do të parandalonin popullin që të festonin festat fetare përgjatë këtij muaji.

Urdhri për izolimin e vendit pritet të hyjë në fuqi ditën e premte dhe do të prekë ditën më të shenjtë të kalendarit izraelit, Yom Kippur, e cila është më 27 shtator.

Gjithashtu Litzman kërcënoi se do të tërheqë edhe partinë e tij nga koalicioni i qeverisë.

Ai është drejtuesi i një partie ultra ortodokse hebre dhe në letrën e tij të dorëheqjes tha se ky vendim i qeverisë është një gabim i rëndë pasi po përbuzen mijëra qytetarë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu që prej fillimit të pandemisë është përballur me një sërë kritikash për mënyrën e trajtimit që i ka bërë Covid-19. Kritikët thonë se dështimi i tij që prej fillimit ka sjellë mbylljen e vendit përsëri.

Izraeli, i cili ka një popullsi prej rreth nëntë milionë, ka raportuar më shumë se 3,000 raste të reja në ditë gjatë javëve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme