Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e protestës për ditën e martë për figurën e Goce Dollçevit që e bëri të ditur kreu i OBRM-PDUKM*së, Hristijan Mickoski.
“Dellçev është luftuar për drejtësi sociale, ndërsa Mickoski është mbrojtës i krimit dhe padrejtësisë. Këto të dy assesi nuk shkojnë bashkërisht”, shkruan Zaev në ‘Facebook’.
Ai shton se Mickoskit këtë ia kanë bërë të ditur qytetarët e Dellçevës të cilët mposhtën OBRM-PDUKM-në me më shumë se 1.000 vota në zgjedhjet e fundit.
Ndryshe, partia më me madhe opozitare tashmë ka nisur me protestat e vjeshtës që i paralajmëroi javë më parë. Javën e kaluar OBRM-PDUKM protestoi dy herë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, përkatësisht të martën dhe të premten, ndërsa për këtë javë do të protestojnë për Goce Dellçevin dhe figurën e tij.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...