Tottenham Hotspur është skuadra më e fundit që i është bashkuar garës për shërbimet e mbrojtësit të Hellas Verona-s, Marash Kumbulla.
Qendërmbrojtësi është ndër më të kërkuarit, derisa klubet e mëdha angleze Chelsea dhe United dhe ato italiane, si Inter e Lazio, janë të interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas L’Arena, edhe skuadra e Jose Mourinho-s është e interesuar për Kumbulla-n, të cilin e shohin si pasuesi i Jan Vertonghen-it.
20-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e kaluar duke bërë 25 paraqitje në Seria A, pavarësisht lëndimit në fund të edicionit.
Favorit më herët shihej Inter-i dhe ka pasur raportime që lojtari ka arritur marrëveshje personale duke pranuar kontratën pesëvjeçare, por “Neurazurët” nuk e kompletuan ende transferimin.
Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Lazio-s, Igle Tare është admirues i madh i shqiptarit dhe është duke pritur që të bëjë ofertën e parë.
Verona për Kumbulla-n kërkon së paku 25- 30 milionë euro./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...