Everton-i fiton derbin ndaj Tottenham-it në xhiron e parë të Premierë Ligë-s

19:21 | 13 Shtator 2020
Arbresh Info

Everton-i ka arkëtuar tri pikë të arta në udhëtim të skuadra e Tottenham-it.

Dy skuadrat gjatë kësaj merkato verore kanë bërë disa transferimeve, kurse në xhiron e parë fitoi skuadra e Carlo Ancelotti-t me rezultat të ngushtë 0 – 1, shkruan portali arbresh.info.

Gjatë pjesës së parë dy skuadrat kishin raste të mira, por s’ia dolën t’i konkretizojnë, duke shkuar në pushime me rezultat të barabartë.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Calvert-Lewin me kokë në minutën e 55-të pas një harkimi të bukur nga Digne.

Pas kësaj fitore, Everton-i ka mbledhur tri pikë dhe renditët në pozitën e pestë, derisa Tottenham-i qëndron në vendin e 16-të pa pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/GegWilliam4/status/1305188535109144578

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme