Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën nga COVID-19. Viktimat janë një 53-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçar nga Durrësi dhe një 73-vjeçar nga Korça.
Ndërkohë gjatë ditës së fundit janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 168 qytetarë të prekur.
Ndërsa të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 569 që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Me rinisjen e vitit te ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19.
COVID-19 – Statistika (13 Shtator 2020)
Testime totale 73904
Raste pozitive 11353
Raste të shëruara 6569
Raste Aktive 4450
Humbje jete 334
(Qarku Tiranë 159, Durrës 45, Shkodër 38, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2253
Durrës 503
Shkodër 350
Lezhë 260
Elbasan 229
Korçë 202
Fier 185
Vlorë 159
Kukës 140
Berat 79
Dibër 46
Gjirokastër 44
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...