Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se duhet sqaruar disa deklarata që po bëhen rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe rolin e tij e të liderëve të tjerë të koalicionit qeverisës.
Mustafa tha se si Kryetar i LDK-së nuk i jep udhëzime kryeministrit Avduillah Hoti, por që konsultohet me të dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe çështjet e tjera programore.
Ai theksoi se kërkon dhe do të kërkojë që të implementohet Programi qeverisës, kurse dialogu sipas tij duhet të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat janë pajtuar.
Mustafa deklaroi se preferon që të ketë konsultime të rregullta dhe përmbajtjesore me partnerët e koalicionit , por që të respektohet kryeministri dhe t’i besohet se do të kryejë detyrën e tij.
Ky reagim i Mustafës erdhi saktësisht pas deklarimit të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi se kryeministri Hoti do të udhëzohet tash e tutje për temën e dialogut.
Madje ai tha se Hoti mund të marrë çfarëdo vendimi për ekonomi, arsim, shëndetësi e bujqësi. Por, për çfarëdo lëvizje për dialog me Serbinë do të detyrohet t’i marrë udhëzimet nga tre liderët e koalicionit, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Postimi i plotë:
Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit qeverisës.
Unë, si Kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar.
Preferoj të kemi konsultime të rregullta dhe përmbajtësore me partnerët e koalicionit dhe me Kryeministrin, por edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojme që ai ta kryej detyrën e tij.
Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme.
Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. IM
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?