Mbrojtësi i Inter-it, Diego Godin pritet të largohet pas vetëm një sezoni dhe thuhet se zgjidhjen e ka gjetur të skuadra e Cagliari-t.
Sipas FCInternews, Inter-i është i përgatitur t’i paguajë lojtarit tre muajt e parë të kontratës momentale, transmeton portali arbresh.info.
Uruguaiani gjithashtu ka arritur marrëveshje me Cagliari-n për tri vitet e ardhshme për 2.5 milionë euro për vit plus bonuset
Godin nuk është në projektin e trajnerit Antonio Conte, andaj do largohet, derisa Inter-i do fitojë mjaftueshëm duke mos i paguar rrogën lojtarit.
Edicionin që lamë pas 34-vjeçari bëri 36 paraqitje duke shënuar dy gola dhe ndihmuar “Neurazurët” të përfundojnë në pozitën e dytë të Seria, të arrijnë deri në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe finalen e Evropa Ligës, por nuk fitoi trofe./arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...