Google ADS

Gjermanët më shumë kanë frikë nga politikat e Trump se nga koronavirusi

15:52 | 13 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Më shumë se 50 përqind e gjermanëve e shohin politikën ndërkombëtare të Presidentit amerikan, Donald Trump si një kërcënim serioz për ta.

Gjermanët nuk janë aq të shqetësuar për ndikimin negativ të Covid-19 sa janë për politikën e jashtme të Presidentit të SHBA Donald Trump.

Një sondazh vjetor, i kryer nga R + V Insurance Group, arriti në përfundimin se 53 përqind e të anketuarve gjermanë mendojnë se politika e Trump po e bën botën një vend më të rrezikshëm, transmeton portal arbresh.info

Grupi R + V i Sigurimeve ka kryer sondazhe për të vlerësuar frikën e njerëzve që jetojnë në Gjermani që nga viti 1992.

Duke cituar një shkencëtar politik, Manfred Schmidt i Universitetit Ruprecht-Karls, sondazhi vuri në dukje “konfliktet e ngjashme me luftën tregtare mes Trump dhe Kinës dhe sulmet e politikës së sigurisë kundër aleatëve, përfshirë Gjermaninë” të Trump duke shkaktuar shqetësime në Evropë, veçanërisht në Gjermani .

Frika e koronavirusit, megjithatë, zuri vendin e 17-të në sondazh pasi vetëm rreth një e treta e njerëzve thanë se ishin të shqetësuar që ata, ose dikush që e njihnin mirë, do të infekstoheshin nga koronavirusi.

Gjermania ka zbatuar masa të forta anti-Covid-19, duke mbajtur larg virusin dhe duke parandaluar popullsinë e saj nga transmetimet në komunitet. Deri me tani Gjermania ka treguar sukses në luftën kundër pandemisë, duke pasur një shkallë të ulët fataliteti.

Kreu i R + V Infocenter, Brigitte Romstedt, i tha medias gjermane se pandemia nuk ka shkaktuar ndonjë panik në shoqërinë gjermane dhe çfarëdo shqetësimesh të vogla që ata kishin “duket se po ulen”.

Rreth 42 përqind e të anketuarve në sondazh besojnë se globalizimi mund të çojë në më shumë pandemi në të ardhmen.

“Duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të virusit në të gjithë botën, ne kishim pritur shifra më të larta. Sipas gjetjeve tona, njerëzit kanë shumë më shumë frikë se virusi mund të kërcënojë mirëqenien e tyre ekonomike sesa shëndetin e tyre”, tha Romstedt.

Rreth 51 përqind e amerikanëve janë të frikësuar për politikat e Trump, për rritjen e kostos së jetesës dhe për mirëqenien/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme