Në Austri në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 463 raste të reja me koronavirus, i cili është numri i tretë më i lartë ditor i regjistruar që nga fillimi i epidemisë.
Sikurse më parë, Vjena prin me numrin më të madh të të infektuarve, transmeton portal arbresh.info
Aktualisht janë 5,505 pacientë aktivë në Austri, nga të cilët 226 u shtruan në spital, 17 më shumë se dje, dhe 44 janë në kujdes intensiv.
Dy viktima të reja u raportuan gjithashtu, duke e çuar numrin e të vdekurve në 756 në Austri.
Që nga fillimi i epidemisë, në fund të shkurtit, 33,038 njerëz në Austri janë testuar pozitiv me korona, nga të cilët 26,780 janë kuruar.
Për shkak të numrit në rritje, kancelari austriak Sebastian Kurz, ka vlerësuar se vendi është duke hyrë në fazën e dytë të epidemisë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përmbahen masave.
Nga nesër do të hyjnë në fuqi masa të reja, të cilat parashikojnë detyrimin e mbajtjes së maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura, si dhe uljen e numrit të njerëzve në tubimet e organizuara./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...