Situata e krijuar nga pandemia ka bërë që shumë fëmijë dhe të rritur të kenë nevojë për këshilla, nga psikologët.
Por, për nxënësit që do të kthen në banka shkollore me 14 shtator është krijuar një dozë stresi dhe ankthi se si do të jetë kthimi në bankat e shkollës, kështu thotë në një intervistë për arbresh.info Kryetari i Shoqatës së Psikologëve, Ilir Havolli.
Sipas tij, rritja e numrit të psikologëve në sistemin arsimor do të ndihmonte në menaxhimin e situatës së krijuar tek fëmijët nga pandemia.
“Tani do të krijohet një rutine re duke respektuar masat mbrojtëse anti-Covid-19. Fëmijët të cilët përshkak të kushteve që nuk kanë mundur të përcjellin mësim online, rikthimi në shkollë do të jetë diçka e panjohur për ta pasi që bashkëmoshatarët e tyre veç kanë ecur në ato mësime. Shtimi i numrit të psikologëve në shkollë do të jetë një dozë sigurie”, thotë ai.
Gjithashtu thotë se kohëve të fundit ka pasur rritje të numrit të personave që kërkojnë seanca psikologjike. Dhe kryesisht ka qenë mosha 20-45 vjeç që kanë kërkuar seanca psikologjike.
“Kohëve të fundit ka pasur rritje të numrit të personave që kërkojnë seanca psikologjike, përjetimi i 4 muajve izolim dhe përjetimi i vazhdueshëm i kësaj kohe të pandemisë ka mundësi që te bëhet mbivendosja e stresit, prandaj nëse nuk marrim hapa ka shumë rrezik që në të ardhmen me kaluar një stres pasromatik që do të ishte e padëshiruar. Por moshat kanë qenë gjithëpërfshirëse por moshat që kanë kërkuar më se shumti seanca psikologjike kanë qenë mosha 20 deri 45 vjeç”, tha ai.
Havolli thotë se në kohë pandemie kemi filluar me nja aktivitet mbështetës për te gjithë personat.
“Në kohë pandemie ne kemi filluar me një aktivitet më krijimin e grupeve mbështetëse për persona. E gjithashtu kemi filluar edhe një fushatë sensibilizuese për personat që janë me COVID19”, ka thënë Havolli./A.Zeka/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...