Ripërtërihen protestat e jelek-verdhëve në Paris. Pavarësisht se Franca po përballet me një situatë të vështirë pandemie, me qindra mijëra demonstrues marshuan në rrugë. Nuk munguan as incidentet, teksa policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Pavarësisht rasteve në rritje të të prekurve me Covid 19, në Francë është ripërtërirë lëvizja e të ashtuquajturve “jelek-verdhët”.
Me qindra demonstrues u mblodhën në dy sheshe në Paris, duke marshuar në rrugët e kryeqytetit. Nuk munguan as incidentet, ku forcave të policisë iu desh të ndërhynin duke përdorur gaz lotsjellës. Autoritetet njoftuan për 154 të arrestuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Protestuesit u ndaluan të hyjnë në një zonë pranë Champs-Elysees, e cila ka qenë skena e trazirave në kulmin e lëvizjes së jelekëve të verdhë gati dy vjet më pare. Zemërimi për taksat e karburantit dhe qeverisja e Presidentit Emmanuel Macron nxori qindra mijëra vetë në rrugët e Francës.
Mobilizimi i ripërtërirë i jelekëve të verdhë, vjen teksa vendi po lufton me një rritje të rasteve të koronavirusit të ri. Të enjten Franca shënoi shifrën rekord të 10.000 të prekurve në 24 orë.
Ndërkohë, kryeministri francez Jean Castex njoftoi planet për të shpejtuar testimin dhe masat e ashpra në qytete të caktuara, por tha se qeveria donte të shmangte një izolim mbarëkombëtar, ashtu siç ndodhi gjatë pranverës.
Edhe gjatë marshimit, policia vazhdimisht u bënte thirrje protestuesve të respektojnë masat, teksa Parisi është ndër “zonat e kuqe” të koronavirusit dhe ku mbajtja e maskës është e detyrueshme./zyrtare/
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...