Një dalje e Edi Ramës para dy ditësh në Shkodër, ka dhënë një ide të asaj që ai lëshoi si mesazh në konfigurimin e qarkut.
Një sinjal që u mor nga socialistët shkodranë si një vijim i statuskuosë ku të fortit do të jenë determinantë edhe në këtë fushatë.
Ky imazh i shpërndarë nga Rama ka provokuar një varg reaksioni zinxhir tek socialistët e qytetit kryesisht, të cilët të djegur disa herë, e së fundmi nga precedenti “Valdrin Pjetri” janë të irrituar për këtë situatë.
Së fundmi, ka një kërkesë, apo revoltë pas rastit “Pjetri” që të lihet pas logjika e të fortëve, por Rama është shoqëruar në takimin e parë në Shkodër pas disa vjetësh me Luan Harushën, Paulin Sterkajn, e natyrisht me të dërguarin në qark apo kreun e tij, Ilir Beqajn, që shumica e sheh si manovër për të ruajtur superioritetin e Tom Doshit.
Ka rënë në sy, në këtë takim mungesa e Senida Mesit, e cila i përket pjesës së qytetit, asaj logjike të një lidhje mes anës së socialistëve të vjetër por edhe qytetarëve, e që duket se ky është një sinjal i rëndësishëm.
A po vijon sërish Edi Rama të mbajë logjikën e ndjekur gjithë këto vite ku të fortët do ta kenë preferencën.
Ky eksperiment i ka nxjerrë problematika edhe kur ka arritur rezultat. Mjafton të cekim rastin “Mark Frroku”, rastin “Valdrin Pjetri” që kanë qenë autogola për mazhorancën, ndërkohë që i kanë ulur numrin e votave në bashkinë e Shkodrës, ku mjaft elektorat i majtë edhe nuk kanë votuar.
Beqaj mori përsipër të bënte një bashkim të socialistëve që ka ardhur edhe pas problemeve të sjella edhe si pasojë e largimit të Ditmir Bushatit, apo edhe prej telasheve që Bushati solli brenda socialistëve. Fakt është që ky i fundit nuk i ka pasur marrëdhëniet e mira me Tom Doshin. Siç është fakt që edhe Senida Mesi nuk i ka dhe si ka pasur marrëdhëniet asnjëherë të mira me Doshin. Atëherë përse Rama vijon t’i promovojë, kur politikisht nuk se fiton.
Tom Doshi, edhe nëse merr vota, ata si ka marrë asnjëherë nga gardhi tjetër, por brenda PS-së duke shfrytëzuar aksesin që i ka dhënë Rama në emërimin e drejtorëve që kanë punësuar kë ka dashur ai, por që në fund gjysma kanë përfunduar në ndjekje penale.
Ky imazh ka mballosur të majtën si një forcë që prodhon njerëz të nëntokës. Para disa vitesh në Shkodër ka qenë e kundërta; ishte PD-ja që mbështeste të fortët, ndërsa socialistët shikoheshin si njerëz që janë të dobët e që kontigjenti i krimit i ka penalizuar.
Dhe në fakt, socialistët e Shkodrës, përfaqësojnë një dell qytetar normal dhe që janë larguar nga lidhja me nëntokën, por që atyre nuk i është dhënë asnjëherë akses.
Të cilin e ka pasur Toma me Paulinin…/gazetatelegraf/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...