Mitrovicë, nuk i respektuan masat anti-Covid, inspekcioni gjobit dhe mbyll disa lokale

23:00 | 12 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë ndërmarrë aksion në lokalet e gastronomisë, për zbatimin e masave kundër virusit Covid-19 dhe respektimin e distancës fizike.

Me këtë rast, gjatë aksionit të sontëm janë gjobitur dhe mbyllur disa lokale të gastronomisë të cilat nuk i’u kanë përfilluar rregullave të lartëpërmendura, në bazë të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, transmeton Arbresh.info

Aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit./Arbresh.info/

Të ngjashme