Lëkundje të forta sizmike në Shqipëri

21:19 | 12 Shtator 2020
Arbresh.info

Një lëkundje 4.2 e shkallës rihter ka goditur Shqipërinë.

Tërmeti është ndjerë në disa qytete ndërsa sipas EMSC, epiqendra ka qenë rreth 11 kilometra në lindje të qytetit të Lezhës.

Lëkundjet kanë qenë të forta ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme. Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 16:46, ndërsa thellësia e lëvizjes së pllakave sizmike ka qenë 12 kilometra./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme