Është vendosur me vota të lojtarëve çështja e kapitenit të Barcelonës për edicionin e ri.
Ylli argjentinas, Lionel Messi ka marrë besimin e bashkëlojtarëve të tij dhe do të vazhdoj të jetë kapiten i katalunasve.
Mundo Deportivo ka raportuar se në klubin katalunas është votuar në dhomat e zhveshjes për çështjen e kapitenit.
Messi që ishte kapiten edhe në dy sezonet e kaluara ka marrë besimin e plotë nga bashkëlojtarët.
Por përveç numrit 10 që do të jetë lider i skuadrës, janë vendosur edhe zëvendës kapitenët e tij.
Gerrard Pique do të jetë zëvendësi i parë i Messit, ndërsa Sergio Busquets dhe Sergi Roberto janë vendosur në pozitat tre dhe katër./telegrafi
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...