Ligj special për Presidentin, Ilir Meta futet në “kornizë”

18:54 | 12 Shtator 2020
Arbresh.info

Pas paralajmërimit të Edi Ramës në seancën plenare të 7 shtatorit se duhet një ligj i posaçëm për Presidentin e Republikës, deputetët e tij nuk ndenjën duar kryq.

Top Channel raporton se në agjendën e Komisionit të Ligjeve është futur ngritja e një grupi pune, i cili do të merret me hartimin e një ligji special për kreun e shtetit duke iu referuar gjetjeve që bëri komisioni hetimor, i cili në fillim kërkoi shkarkimin e tij dhe i mbylli hetimet me një këshillim.

Kësisoj e hëna e dytë e shtatorit i gjen socialistët me mëngë përveshur ku nga njëra anë kanë nisur punën për “sezonin e dytë” të reformës zgjedhore dhe tani më do të vijojnë edhe me hartimin e ligjit special për President i Republikës, i cili mesa duket u bë precedent që pasuesit e tij në godinën e autoritetet më të lartë shtetëror, do të veprojnë sipas rregullave që do të hartojnë në ligj socialistët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme