Koncepti Mavi Vatan (Atdheu blu) që ka shkaktuar një përmbysje tendence në politikën e jashtme turke dhe në interpretimin e përkufizimin që strategët e Erdoğan i japin hinterlandit të Ankarasë në këtë fillim dekade përfaqësojnë njëkohësisht një ndëprerje dhe një mekanizëm vazhdueshmërie me doktrinën Stratejik Derinlik (Thellësi strategjike) të teorizuar nga ish këshilltari politik, ish Ministri i Jashtëm dhe ish Kryeministri Ahmet Davutoğlu
Linjat drejtuese e politikës së jashtme të Turqisë pas Luftës së Ftohtë janë nxjerrë nga faqet e librit “Stratejik Derinlik. Türkiye’ nin Uluslararasi Konumu” (Thellësia strategjike. Pozicioni ndërkombëtar i Turqisë) të shkruar nga vetë Davutoğlu më 2001, niseshin nga një premisë shumë e thjeshtë: rënia e bllokut sovjetik dhe fundi i bipolarizmit do ta bënin Turqinë një fuqi me rëndësi dytësore në skenën ndërkombëtare nëqoftëse nuk nxitonte të ripërkufizonte prioritetet e saj me fqinjët e afërt dhe rikuperonte potencialin që buronte nga e kaluara perandorake osmane.
Në themel të “Thellësisë strategjike”: ëndërra panturanike e Turgut Özal
Dekada 1983 – 1993, përkuese me fazën finale e Luftës së Ftohtë, shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, agimet e unipolarizmit, pushtimin iraken të Kuvajtit dhe krizën e Jugosllavisë, u shënua politikisht nga prania e liberal – konservatorit Turgut Özal fillimisht si kryetar qeverie (1983 – 1989), më pas si kryetar shteti (1989 – 1993) dhe nga tentativa e tij për t’i dhënë Turqisë “vendin e duhur në botë” e për t’i gjetur një dimension politik në përputhje me potencialitetet e vendit. Atlantist i bindur, Özal i dërgoi trupat turke në Luftën e Parë të Gjirit më 1991, duke shpresuar se Shtetet e Bashkuara do ta nuhasnin rëndësinë e Ankarasë si bastion perëndimor në Lindje të Mesme. Por njëkohësisht Özal kishte kuptuar se me fundin e socializmit real paradigmat në themel të politiks së jashtme turke kishin nevojë për një reformë dhe se lidhjet historiko – kulturoro – fetare me vendet e Levantit, Kaukazit, Azisë Qendrore dhe deri të Ballkanit (një hapësirë e gjerë e ndodhur brenda hapësirës së vjetër perandorake osmane) mund të ishin një “trampolinë lëshimi” e dobishme për një strategji që shikonte tek Turqianjë çernierë dhe një pikë referimi rajonale.
Ëndërra panturanike, që dukej e vdekur bashkë me Ismail Enver Pashën më 4 gusht të 1922 në Baldžuan (Republika Sovjetike Popullore e Buharasë, Yzbekistani i sotëm) nën breshëritë e mitralozëve të Batalionit Armen të Ushtrisë së Kuq, në realitet i kishte mbijetuar edhe “izolacionizmit anadollas” kemalian, duke shërbyer si një përrua i nëndheshëm karstik nëpërmjet përpunimeve strategjike të Turqisë moderne. Me politikë e jashtme të inauguar nga Turgut Özal, në versionin e tij panturk, turanizmi u kthye në qendër të axhendës politike të Ankarasë, por në terma të ndryshëm nga ato të projektuaraprej Turqve të Rinj në fillimet e ‘900 apo nga grupet ultranacionaliste: për Özal, Turqia mund të kthehej e të bëhej pikë referimi e “popujve turq” të ndryshëm ish osmanë duke mos reklamuar kilij, por nëpërmjet instrumentave të “soft power” si kredoja e përbashkët islamike (sidomos në versionin e “moderuar” dhe institucional turk), origjina etnike homogjene dhe mundësitë e ekspansionit e bashkëpunimet ekonomike e lindura me zhdukjen e gjigandit ruso – sovjetik.
Besimi ekstrem i vendosur nga Özal tek instrumentat e multilateralizmit dhe “frika” e kthimit drejt instancave revizioniste të statukuosë pas1991 e penguan Turqinë t’i përgjigjej pozitivisht transformimeve në zhvillim në skenën ndërkombëtare; megjithatë, nuk mund të mohohet se intuitat e Presidentit Turgut Özal dhe këshilltarëve të tij i kanë hapur rrugën jo vetëm evolucionit bashkëkohor të turanizmit, por edhe “Thellësisë strategjike” të Davutoğlu, që në thelb është një tentativë “për të vendosur rregull” midis ideve brilante, por konfuze të Presidentit të dytë më të dashur nga turqit pas “babait të kombit” Mustafa Kemal Atatürk.
Për një gjeopolitikë të re turke: “Thellësia strategjike” e Davutoğlu
Në analizën e Davutoğlu shfaqen qartë kufizimet e politikës së jashtme turke të viteve’90 të shekullit të kaluar kur klasa drejtuese e konsideronte Turqinë një “fuqi të mesme rajonale” dhe nuk mbante parasysh pozicionimin jashtëzakonisht të favorshëm të vendit dhe trashëgiminë politiko – kulturore të saj të tipit perandorak, të gjithë faktorë, qi sipas profesorit të atëhershëm të Universitetit Baykent (Stamboll), e bënin “një aktor të dorës së parë në skenën ndërkombëtare”.
Në mënyrë të veçantë, faktori gjeografik rezulton të jetë themelor për teorinë e Davutoğlu pasi Turqia gjendet mu në qendër të akseve veri – jug dhe perëndim – lindje, vija kontakti e shkëmbimi, por edhe përplasjeje e konflikti që nëse nga njëra anë përbëjnë një rrezik natyral për fuqinë që ndodhet në mes, nga ana tjetër janë një mundësi për ta zgjeruar perimetrin e “sferës krijuese” dhe, për pasojë, autonome të politikës së jashtme të saj karshi bllokut perëndimor.
Ndërsa për Özal përkatësia në kampin amerikano – perëndimor përbënte një instrument ruajtjeje dhe një “shumëfishues force”, për Davutoğlu – që megjithatë nuk vë në diskutim rol dhe funksion të Ankarasë në NATO – ajo përfaqëson një faktor kufizues për ambiciet turke. Sidomos roli i “policit me prokurë” që Turqia ka pasur gjatë Luftës së Ftohtë dhe në periudhën e artë të unipolarizmit do ta pengonte vendin të luante rolin natyral e ndërmjetësuesit të konflikteve dhe, për pasojë, t’i nxirrte fitimin në terma politike – në “fqinjësinë e afërt” me referime specifike ndaj puçit progrek të Qipros (1974), luftës iraniano – irakene (1980 – 1988), Luftës së Parë të Gjirit, luftës në Nagorno Karabakh midis Armenisë e Azerbajxhanit (1988 – 1994) dhe fazës së parë të luftërave jugosllave (1991 – 1995).
“Marrja e dividendëve” e munguar për Turqinë, sipas ish kryeministrit Davutoğlu, ka qenë frut i mungesës së një “kulture perandorake” e përcaktuar nga likuidimi kemalist i së kaluarës osmane. Nga këtu shfaqet kritika e ashpër që myslimani konservator Davutoğlu i drejton në radhë të parë Kemal Ataturk, por në përgjithësi të gjithë vendimmarrësve politikë e ushtarakë kemalistë: faji i nacionalizmit laik kemalist do të ishte ai që kishte besuar se “hapësira perandorake” turke ishte zhdukur në vijim të shembjes së Perandorisë Osmane më 1922 dhe se, për pasojë, Turqia ishte “katandisur” vetëm tek Anadolli. Përkundrazi, popujt “turkiçë” dikur të nënshtruar ndaj Portës së Lartë dhe të përfshirë në luftërat e viteve ’80 e ’90 kishin shikuar nga Ankaraja për të siguruar mbrojtje, duke shpresuar edhe në një ndërmjetësim të saj për zgjidhjen e konflikteve. Këto qenë sinjale të një gjendjeje shpirtërore “osmane” më përpara akoma se të një ideologjie të përfunduar të pranishme më shumë në fqinjësinë e afërt turke sesa në vetë Turqinë. Pushtimi ushtarak i Qipros Veriore më 1974 nuk ka qenë një shembull i “projeksionit perandorak”, por një reagim i thjeshtë në prizmin mbrojtës nga ana e Ankarasë, jo një përgjigje afirmative ndaj kërkesave të mbështetjes së myslimanëve turqishtfolës të ishullit, por frika e armikut tradicional grek.
Në se gjatë Luftës së Ftohtë do të kishte qenë e pamundur të avancohej një politikë e jashtme autonome, me unipolarizmin dhe me arësye më të mëdha në fazën e tërheqjes së superfuqisë amerikane Turqia ka detyrimin jo vetëm ta rithemelojë identitetin e saj, por edhe kulturën e vet politike referuese që të mund të përkufizojë me saktësi kufijtë e sferës së saj të influencës, domethënë të hinterlandit të saj brenda të cilit të vendosë një lloj kontrolli hegjemonist. Rithemelimi i gjeopolitikës turke mbi baza të reja është pika e kontaktit midis impiantit teorik të profesor Davutoğlu dhe mendimit të Recep Tayyip Erdoğan, domethënë i dy faktorëve të “politikës së fuqisë” si mentaliteti dhe planifikimi strategjik me vendimmarrjen politike.
Vullneti politik dhe aftësia për të projektuar një “hapësirë jetike” të re për Turqinë i përgjigjen plotësisht nevojës së perceptuar të zgjedhjes nga Davutoğlu për një veprim ndërkombëtar haptazi “revizionist” dhe, për pasojë, larg nga premisat e vjetra ozaliane (për të mos thënë kemaliste) e ruajtjes së statukuosë, me rrezikun e të qënit të prmbysur nga kursi i ri i marrëdhënieve ndërkombëtare të imponuar nga multipolarizmin i shfaqur në fillimvitet 2000. Turqia duhet tw procedojw “duke riorganizuar njw formw alternative raportet me qendrat e fuqisë dhe duke krijuar një hinterland të mbështetur mbi raportet kulturore, ekonomike dhe politike strukturalisht të konsoliduara” me vendet ish osmane, por ekziston një vulnus i shkaktuar nga pozicionimi properëndimor i Ankarasë gjatë Luftës së Ftohtë: disa zgjedhje politiko – strategjike të përcaktuara nga frika e fqinjit sovjetik, me një spostim në pozicione proamerikane e proizraeliane, kanë shkaktuar fërkime me vendet arabe, për të mos folur për armiqësinë latente e shteteve ballkanike ndaj Turqisë, sidomos kriza e shumëpërfolur me Bullgarinë dhe deri lufta me Greqinë.
Me fjalë të tjera, kërkimi konstant i stabilitetit rajonal që Turqia ka besuar se mund të garantojë nëpërmjet traktateve dhe marrëveshjeve ka shkaktuar më shumë dëme sesa përfitime; ja pse shekulli i XXI imponon në ndryshim kursi për politikën e jashtme turke, që pa e braktisur pozicionin tradicional properëndimor të jetë e aftë të rikalibrojë interesa dhe yona influence duke ndjekur kufijtë e Perandorisë së vjetër Osmane. Riekuilibrimi i zhbilancimit në perëndim i busullës diplomatike duke treguar më shumë vëmendje për instancat dhe për nevojat e vendeve fqinje, do t’i mundësonte Turqisë të luante atë rol ndërmjetësimi që qendra ushtron ndaj periferive të cilin Özal e kishte lakmuar dhe që tani me Erdoğan mund ta luajë.
Neo – otomanizmi në fillimet e presidencës Erdoğan
Thelbi i neo – otomanizmit është i lidhur me ruajtjen e “pax ottomana” në Levant e në Kaukaz, objektiv që Turqia e Erdoğan nuk ka mundur ta arrijë pikërisht në fazën ku në krye të politikës së jashtme të saj ka qenë teoricieni i saj Ahmet Davutoğlu. Nga 2005 deri më 2011, Stratejik Derinlik ka arritur sukseset më të shkëlqyera të saj me kursin e ri të marrëdhënieve bilaterale me Irakun, forcimin e marrëdhënieve tregtare me Iranin, normalizimin e raporteve me Sirinë, deri në arritjen me nënshkrimin e marrëdhënieve për bashkëpunimin ushtarak dhe tregëtinë e lirë, firmosjen e deklaratës tripalëshe Turqi – Izrael – Siri për rilançimin e procesit të paqes në Palestinë, forcimin e raporteve me provincat e vjetra osmane të Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës dhe Maqedonisë, si edhe ndërmjetësimin midis Serbisë e Bosnjes. Edhe në frontin e bashkëpunimit infrastrukturor e të politikës energjitike, Turqia e “Doktrinës Davutoğlu” ka arritur suksese të rëndësishme me nënshkrimin e marrëveshjes për projektin e hekurudhës Baku – Tblisi – Kars (funksionale nga 2017) dhe hyrja në funksionim (2007) me regjim të plotë i naftësjellësit Baku – Tbilisi – Ceyhan dhe i gazsjellësit Baku – Tblisi – Erzerum.
Pa llogaritur se ka qenë pikërisht në pesëvjeçarin 2005 – 2010 që Turqia është kthyer ta konsiderojë Afrikën si një terren pjellor për ekspansionin e marrëdhënieve të saj diplomatike dhe ekonomike pas periudhës së gjatë të mbledhjes (duke filluar nga vitet ’80 e shekullit të XIX) e më pas të mungesës totale nga ngjarjet e Kontinentit të Zi të pasuar me krizat e Orientit dhe me zhdukjen e Portës së Lartë. Duke filluar nga 2005, i përzgjedhur nga turqit si “vit i Afrikës”, dhe deri më 2008, ka pasur një rritje marrëveshjesh dhe investimesh të Ankarasë që kanë siguruar konsakrimin e tyre me emërimin e Turqisë si “anëtare vëzhguese” të Bashkimit Afrikan dhe hyrjen e saj në Bankën Afrikane të Zhvillimit. Soft power turk në Afrikë ushqehet me resurse të mëdha të destinuara për ndihmat humanitare që i kanë mundësuar Ankarasë të jetë kontribuesi i katërt botëror në vepra bashkëpunimi për zhvillimin, si edhe të ushtrojë një influencë masive në rajone strategjike si puna e Bririt të Afrikës.
Hiperkativizmi politiko – diplomatik i Turqisë midis viteve 2005 e 2011 është favorizuar nga dinamikat politike të brendshme të ndonjë viti më parë me kursin e ri liberal të inauguruar nga Erdoğan në mandatin e tij të parë, por i mbështetur edhe nga koniuktura ekonomike qe e shikonin vendin të rritej me ritme marramendëse, thuajse në të njëjtin nivel me Kinën. Reformat e zbatuara dhe përhapja e një sistemi ekonomik të markës liberal – kapitalist, pse jo edhe një vizion i moderuar e “laik” i islamit, kishin tërhequr vëmendjen dashamirëse si të aleatëve tradicionalë perëndimorë të Turqisë ashtu edhe të vendeve të hinterland “neo – otoman” duke i rinovuar centralitetin e vatrës së perandorisë të vjetër. Refuzimi turk për të ndërhyrë ushtarakisht përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe kundër Irakut të Saddam Hussein më 2003 dhe krediti pasues që Erdoğan siguroi në Francë dhe Gjermani – fuqi kryesore “pacifiste” – përfaqësuan frakturën e parë në raportin me Uashingtonin, por njëkohësisht e afruan më tej Turqinë me vendet e Lindjes së Mesme që e kishin konsideruar si një diçka amerikane sulmin ndaj irakenëve.
Trasformimi i revizionizmit turk nga rritës në revolucionar
E impenjuar në një lloj manovre gatopardeske (të ndryshohet gjithçka duke lënë gjithçka të pandryshuar) për ruajtjen e ekuilibrave të forcës në Lindje të Mesme e në Mesdheun Lindor nëpërmjet instrumentave të revizionizmit. Turqia erdoganiane është gjetur thuajse e lënë menjanë përballë shpërthimit të të ashtuquajturave pranvera arabe të periudhës 2010 – 2012, por njëkohësisht ka parë tek këto protesta në gjendje që rrëzojnë regjime dhe grupe pushteti në dukje të konsoliduara në vendet fqinje si një mundësi për t’i mëshuar më shumë marshit revizionist. Impenjimi politik dhe ushtarak direkt i Turqisë në në luftën civile siriane përkrah rebelëve dhe në funksion antikurd ka qenë simptomë e transformimit të mendimit strategjik të “Stratejik Derinlik” që tenton tani të marrë rrugën e revizionizmit revolucionar duke parë edhe kthesën autoritare të Erdogan në politikën e brendshme.
Transformimet që realpolitika agresive e Erdogan – që deri në atë moment kishte influencuar pak apo aspak mbi formimin e procesit vendimmarrës të çështjeve të politikës së jashtme duke u kufizuar të “mbledhë” sugjerime e propozime të Davutoğlu e të enturazhit të tij – ka imponuar doktrinën e “Thellësisë strategjike”, ka shënuar edhe prishjen përfundimtare me Davutoğlu duke e detyruar fillimisht të dorëhiqet më 24 maj 2016 dhe më pas ta përjashtojë nga AKP më 12 shtator të 2019. Realizmi politik i Erdoğan, i mbrujtur me nevojën për të kapur çdo mundësi që buron nga manifestimi i krizave politiko – ushtarake rajonale dhe, për pasojë, me një revizionizëm të pastër revolucionar të statukuosë, bazohet mbi kërkimin e ethshëm të përfitimit maksimal për interesin kombëtar, ndërsa forma fillestare e “Thellësisë strategjike” bazohej mbi ruajtjen me çdo kusht e ekuilibrave të caktuar, mbi kërkimin e zgjidhjes afatgjatë.
Në raport me çështjen siriane Ahmet Davutoğlu ka besuar se faktori frikësues i eskalimit luftarak ishte i përfaqësuar nga kërcënimi i drejtpërdrejtë i ndërhyrjes ushtarake turke megjithëse në shpresën se nuk do të duhej të luhej kjo kartë. Prania e ushtarëve turq në Siri është përcaktuar nga forcimi i kurdëve dhe, për pasojë, nga një element i axhendës së politikës së brendshme të Ankarasë. Në të kundërt, kur në tetorin e 2019 ka urdhëruar trupat e tij të kalojnë kufirin me Sirinë e të dislokohen në veri të vendit duke përzënë si milicitë kurde, ashtu edhe forcat qeveritare e al Assad, Erdoğan ka luajtur gjithçka me një “objektiv rajonal”, domethënë pastërtisht të lidhur me politikën e jashtme të Ankarasë dhe jo me atë që ishte gjykuar më së pari gjithmonë si një problem i rendit publik dhe i sigurisë së brendshme. Pa llogaritur politikën jashtëzakonisht ambige të Ankarasë kundrejt IS dhe realiteteve të tjera të islamit radikal të pranishme në Siri e në Irak.
Me pak fjalë, dorëheqja e Davutoğlu nga posti i kryeministrit i ka dhënë Stratejik Derinlik të vjetër një goditje të rëndë, por teoria është lënë menjanë ekskluzivisht me avancimin e “Atdheut blu” dhe me një transformim të mendimit strategjik turk më të vëmendshëm tani ndaj dimensionit detar krahasuar me më parë në një lloj rikthimi në të kaluarën kemaliste.
“Atdheu Blu”: rikthimi në det i Turqisë
Megjithatë do të ishte gabim të konsideroheshin “Thellësia strategjike” dhe “Atdheu blu” si dy teori strategjike me “kompartimente të forta” e të ndara. Nëse e para i përgjigjet urdhërimeve të neo – otomanizmit të nënkuptuar si rikuperim i predominimit turk mbi hapësirën e vjetër perandorake të Portës së Lartë, e dyta megjithëse duke u nisur nga baza kemaliste lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së ujërave turke më pas kthehet pashmangshmërisht nga rindërtimi i fuqisë detare kombëtare duke marrë si model piërisht Perandorinë Osmane. Të dyja teoritë i përgjigjen edhe nevojës për ta bërë Turqinë një “fuqi energjitike” në gjendje që të jetë e vetëmjaftueshme dhe të mbështesë kostot gjithnjë e në rritje të një politike të jashtme jashtëzakonisht ambicioze.
Një prej refleksioneve të Kemal Ataturk i lider i Lëvizjes Kombëtare Turke dhe Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë turke në konfliktin me Greqinë (1919 – 1922) ka qenë ai lidhur me forcat detare osmane gjatë Luftës së Parë Botërore: fakti që turqit qenë detyruar të luftojnë kundër forcave të Antantës në Gadishullin e Gallipoli i detyrohej mungesës së një një “kulture detare” në Stamboll dhe kurrë më në të ardhmen Turqia nuk do të duhej të preferonte “fleet in being” në vend të “komandimit të detit”. Plani i modernizimit të Marinës Ushtarake turke i nisur më 2002 i përgjigjet pikërisht kësaj nevoje të ndjerë për rikuperimin e një dimensioni detar të vendit. Jo rastësisht, teoricieni kryesor i “Atdheut blu”, Kundrëadmirali në pension Cem Gürdeniz, megjithëse e ka thënë shprehjen Mavi Vatan në 2006, nuk ka hezituar ta shtyjë deri më 2020 zhvillimin e doktrinës së re strategjike të Turqisë. Kontrolli dhe pushtimi i detit bëhen kështu një objektiv themelor për realizimin e konceptit gjeopolitik të Ankarasë dhe dokumentet strategjike të Marinës turke e kanë zëvendësuar tashmë fjalën “lindore” me fjalën “Mesdhe”, duke e zgjeruar zonën e operacioneve të saj në të gjithë basenin e ish Mare Nostrum. Duke hipotezuar një luftë konvencionale midis Turqisë dhe një fuqie tjetër detare që synonte të pushtonte Anadollin, flota turke do të kërkonte përplasjen vendimtare në ujërat mesdhetare pa u mbyllur në Detin e Zi dhe duke i mbrojtur nga larg Dardanelet.
Teoria e Ataturk është azhurnuar në shekullin e XXI dhe i përgjigjet urdhërimeve të “Atdheut blu”. Term ky që i ka dhënë emrin një manovre imponuese ushtarake të zhvilluar në marsin e vitit të kaluar, ashtu si Mavi Vatan është titulli që shfaqet në gazetën e Kolegjit të Luftës të Türk Deniz Kuvvetleri, Marinës Ushtarake Turke, shprehje që jo vetëm ka zënë vend midis strategëve dhe këshilltarëve të politiko – ushtarakë të Erdoğan, por edhe në imagjinatën kolektive të opinionit publik turk. Sipas Gürdeniz, doktrina e “Atdheut blu” është ajo e “diplomacisë së shpimeve dhe e anijeve të luftës” dhe ndjek “rikthimin e Turqisë në det, bashkimin midis Anadollit dhe Mesdheut lindor” për të garantuar “të drejtat e saj në Mesdhe”. Prova e forcës në Qipro, negociimi i ZEE së re turko – libiane e zgjeruar në dëm të Greqisë, kundërshtimi ndaj çfarëdolloj negociate greko – egjiptiane lidhur me kufijtë respektivë detarë, tensionet turko – greke në afërsi të Kastellorizo (me rezultate të alternuara), “pushtimi” i Misurata dhe prania në Bririn e Afrikës dhe në Detin e Zi janë të gjithë gurë të një strategjie të vetme të madhe që synon të nxjerrë jashtë, sa më shpejt të jetë e mundur, Turqinë nga “cektinat” e politikës anadollase për ta ndjekur fatin e vet detar.
Diplomacia e anijeve të luftës dhe e shpimeve
Ky është çelësi i vijueshmërisë midis “Thellësisë strategjike” dhe “Atdheut blu” me të dytën që është korrigjuesi detar i një doktrine pastërtisht telurike. Për sa Davutoğlu në 2001 duke shkruar librin/manifest të tij ka dashur të luajë rolin e “prishësit” të paradigmave të politikës së jashtme turke të Luftës së Ftohtë, në realitet nuk kishte arritur megjithatë të çlirohej nga kufizimi territorial anadollas në të cilin, me Traktatin e Sevres të 1920, fuqitë fitimtare e Luftës së Parë Botërore kishin lidhur Turqinë. Doktrina e Gürdeniz dhe aksioni politiko – ushtarak i Admiralit Cihat Yayci (teoricieni i ndërhyrjes ushtarake në Libi dhe i marrëveshjes bilaterale me Tripolin lidhur me ZEE) kanë demonstruar se “thellësia strategjike” e Turqisë është e vlefshme vetëm nëse shoqërohet nga një prani kapilare në det e anijeve të luftës (të mbështetura nga baza të shpërndara në hinterland mesdhetar) dhe nga anije të përshtatura për shpime. Nëse nacionalizmi kemalist – që është milieu politiko – kulturor referues i Gürdeniz, i Yayci dhe i pjesës më të madhe të ushtarakëve të impenjuar në teorizimin e “Atdheut blu” – ka pasur meritën që të rigjallërojë politikën detare turke. Ai mbështetej prapseprap mbi trashëgiminë e qëndrueshme historike (një prej faktorëve të “politikës së fuqisë” sipas Davutoğlu) e Donanma-yı Humâyûn (Marinës së Perandorisë Osmane) që shumë përpara themelimit të saj më 1793 dhe deri në Betejën e Sinope më 1853 kundër skuadrave detare ruse të Admiralit Pavel Nakhimov kishte qenë një prej marinave ushtarake më të rëndësishme e më të frikshme të botës, për të hyrë më pas në një fazë dekadence që e çoi përgjatë harkut kohor që shkon nga Lufta e Krimesë tek Lufta Italo – Turke, për të pësuar respektivisht kundër rusëve dhe italianëve një seri humbjesh të rënda.
Forca e rinovuar ushtarake detare turke dhe zgjerimi i kapacitetit të projektimit në Mesdhe dhe në në disa pika strategjike të Detit të Kuq e të Oqeanit Indian janë dy prej armëve politike e propagandistike më të forta në duart e Erdoğan, që në momente veçanërisht akute të krizës në të cilat ka qenë e përfshirë Turqia, në vazhdën e sigurisë së fituar, nuk ka ngurruar që të përdorë edhe tone të forta në limitet e provokimit, për shembull gjatë këtyre ditëbe në Egje me Greqinë, por edhe me ato franceze në ujërat qipriote.
Nga një këndvështrim pastërtisht politiko – ushtarak, megjithëse Misurata ishte pika maksimale ku mund të shtrihet avancimi turk në Mesdhe dhe ndonjë tundim rreth Sirte të bën të mendosh – gjithsesi do të kishim një sukses për Turqinë dhe një humbje të rëndë për disa fuqi rivale ose jo – në zonë, mbi të gjitha Italinë. Megjithatë, më shume se ndonjë analist ekspert i “gjërave turke” pohon se në perspektivë Ankaraja nuk mund t’ia përballojë kostot, në terma ekonomikë e politkë, Mavi Vatan për shkak të problemeve të brendshme lidhur me menaxhimin emergjencës Covid, por edhe të rritjes eksponenciale të shpenzimeve publike prej 16 %, me një rritje pasuese prej rreth 6 miliardësh të borxhit publik, dhe me një humbje prej 17% të vlerës së lirës turke karshi dollarit amerikan. Përqindjet e ulëta të interesit për huatë, kalë beteje i politikës ekonomike të Erdoğan, nëse nga nëra anë stimulojnë investimet e familjeve dhe bizneseve, nga ana tjetër shkaktojnë një dobësim radikal të valutës turke. Këto problematika, të ashpërsuara nga përplasja politike me partitë e opozitës, nuk ia bëjnë jetën të lehtë Erdoğan dhe nuk është gabim të mendohet se ndërhyrja jashtë vendit për Presidentin është më shumë se çdo gjë tjetër një instrument i “shkëputjes masive të vëmendjes” nga problemet e brendshme të vendit.
Rezulton në fakt më probabël që faktorët e vështirësive të brendshme e shtyjnë Turqinë e Erdoğan të adoptojë një qasje agresive jashtë vendit për të siguruar, sa më shumë të jetë e mundur, resurse dhe kapitale me vetëdijen se pas rritjes së shpejtë ekonomike dhe ushtarake të viteve të mëparshme, “tigri anadollas” me ngadalë, por në mënyrë të pandalshme, po shkon drejt një krize që mund të shkaktojë edhe fundin e sistemit të pushtetit të Erdoğan dhe, në frontin ndërkombëtar, një armiqësi gjithnjë e më të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./bota/geopolitic/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...