Google ADS

Aliu: Hoti ka shkuar në Washington me një legjitimitet të shkundur

20:58 | 11 Shtator 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar marrëveshjen e arritur para pak ditësh në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Aliu deklaroi se kjo marrëveshje më së shumti i konvenoi Serbisë.

“Takimet për të shkuar në Washington kanë qenë formale, sepse ftesat i kanë bërë pak para se të shkojnë atje. Nuk mund të ketë takim me Serbinë me dobi, pra që të përfundojnë në favor të Kosovës nëse ne pranojmë qe së pari të hiqet reciprociteti, se kështu i ke dhënë në start avantazhin asaj”.

“Pastaj pa e pasur një platformë se çka do t’i kërkosh Serbisë. Më pas çështja tjetër është se delegacioni Kosovës karshi Serbisë duhet të ketë legjitimitetin e votës. Hoti ka shkuar atje si pjesë e një qeverie që i ka 59 vota, me një legjitimitet të shkundur për toke dhe pa njerëzit më të votuar të vendit në delegacion”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme