Ditën e hënë (14 shtator), fillon viti i ri shkollor nën masat anti-covid.
Për epidemiologun Taulant Muka, rihapja e shkollave në vend është problematike, pasi ka një përhapje të infeksionit.
Në një lidhje për ‘Ora News’, Muka tha se transmetuesit më të mëdhenj të Covid-19 në vend janë moshat e reja, që do shkojnë në shkolla dhe universitete.
Taulant Muka: ”Sigurisht që është problematikë hapja e shkollave në momentin që ne kemi një përhapje të infeksionit në komunitet, siurse duket nga pozitiviteti i rasteve, nga numri total i tamponeve që bëhet. Dua të kujtoj se ka qenë vetë ISHP që thoshte se transemtuesit më të mëdhenj sot të infeksionit në vendin tonë janë moshat e reja. Është mosha e re që do shkojë në shkolla dhe në universitet. Nëse në shkolla nuk merren masa që lidhen me gjurmimin, testimin por edhe me gjithë rregullat e distancimit fizik, ajrimit të ambienteve, etj, situata do vijë duke u agravuar, nuk do vijë duke u përmirësuar. Këtë e ka treguar dhe eksperienca e vendeve europiane.”
Sipas Mukës, përfaqësuesit e ISHP nuk kanë statistika se sa shkolla i plotësojnë standardet për të zhvilluar mësmin në kushtet e pandemisë.
Epidemiologu thekson rëndësinë e testimit të nxënësve dhe mësuesve.
Taulant Muka: ”Përfaqësuesit e ISHP nuk kanë statistika, sa shkolla i plotësojnë kushtet higjieno sanitare, sa shkolla kanë ujë të pijshëm. Sa kanë rritur me numër kapacitetesh, humane, profesionistë, të cilët do i shërbejnë gjurmimeve të rasteve në shkolla. Sa kapacitete testuese kanë rritur që do i vijë në ndihmë testimit të rasteve në shkolla por dhe stafit pedagogjik. Sigurisht, në këtë situatë ku ka rritje rastesh në Shqipëri, do ishte e rëndësishme që të testoheshin që në hapje të shkollave nxënësit dhe mësuesit. Qeveria dhe ministria po ecin symbyllur. Po i hapin shkollat por pa plotësuar standardet e nevojshme.”
Muka thotë se maska nuk bën çudira apo mrekulli, që e zhduk virusin, por e rëndësishme është ulja e nivelit të infeksionit.
Shqetësim, mbetet pasoja që mund të lërë virusi te njeriu edhe pse mund të mos ketë simptoma.
Taulant Muka: ”Duhet bërë e qartë që maska nuk bën çudi dhe mrekulli, nuk është ilaç magjik që e kemi shpikur dhe se tani nuk do kemi më probleme me infeksionin. E kanë treguar vende si Spanja, Franca që edhe pse 60% e njerëzve e përdorin maskën, kemi një rritje të jashtëzakonshme të rasteve. Sidomos kur maskat që përdoren nuk janë të një kualiteti të mirë por janë maska cope, sigurisht që proteksioni vihet edhe më shumë në dyshim. Me të dhënat e deritanishme, fëmijët apo të rinjtë mbi 20, apo 30 vjeç, kalojnë lehtë sëmundjen, por është frika e pasojave afatgjatë. Virusi mund të lërë pasoja, edhe pse mund të mos kesh simptoma, dhe kjo është shqetësim që po e ngrenë shumë shtete sot, sepse mund të ketë prekje të sistemit vaskular. Është e rëndësishme që të kemi ulje të nivelit të infeksionit, dhe të mos lejojmë të rinjtë të infektohen pasi mund të bëhen burim infeksioni për të tjerët.”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...