Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, nën cilësinë e kreut të OSBE, lidhur me krizën në Bjellorusi.
Linde e ka cilësuar Ramën, një mik të dashur prej vitesh, ndërsa shton se ai si kryetar aktual i OSBE po koordinon punë me Suedinë e cila merr kryesinë e OSBE pas Shqipërisë lidhur me krizën aktuale në Bjellorusi.
“Fola me minuk tim të dashur që prej shumë vitesh, Edi Rama. Si kryetar aktual i OSBE ne do të koordinojmë punën tonë në lidhje me krizën aktuale në Bjellorusi” shkruan Linde.
Kujtojmë se kryeministri Rama nën cilësinë e kreu të OSBE ka shprehur iniciativën e tij për të shkuar në Minsk dhe për të mundësuar një urë komunikimi mes palëve politike.
Kjo iniciativë e Ramës është mbështetur dhe vlerësuar gjerësisht nga SHBA dhe Bashkimi Evropian./tch
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?