Google ADS

Njofton Trafiku Urban: Nuk lejohen më tepër se 25 udhëtarë

17:18 | 11 Shtator 2020
Arbresh.info

Trafiku Urban në Prishtinë bën të ditur se në autobusë nuk do të lejojnë të hynë më shumë se 25 udhëtarë.

“Derisa nga institucionet e vendit është në fuqi vendimi për mbajtjen e distancës, jemi të obliguar, sikur edhe deri më tani, që autobusët tanë të udhëtojnë me numër të kufizuar të udhëtarëve”.

“Me fillimin e vitit shkollor, do të rriten shumë më tepër kërkesat për udhëtim, andaj për këtë arsye e kërkojmë mirëkuptim e qytetarëve se duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë dhe kapacitetin e brendshëm të autobusit, nuk mund të lejohen më tepër se 25 udhëtarë”, thuhet në njoftimin e TU-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme