Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se ora e parë e mësimit të vitit të ri shkollor do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19.
Përmes një komunikate për media MASH njofton se në javët në vijim së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit rreth Covid-19 dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj, shkruan arbresh.info.
Njoftimi nga MASH:
Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19.
Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj./arbresh.info
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani