Google ADS

Covid-19, 161 raste të reja dhe 3 viktima në Shqipëri

16:36 | 11 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë publikon përditësimin e të dhënave sa i përket infektimeve me Covid-19 në Shqipëri.

Sipas MSH, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste të reja, ndërsa janë kryer 578 testime.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit 97 pacientë janë shëruar. Kështu shkon në 6443 numri i qytetarë që deri tani kanë fituar betejën me virusin.

Ndërkohë as sot nuk mungojnë viktimat. Në 24 orët e fundit janë regjistruar tre viktima.

Nga fillimi i pandemisë e deri tani 327 qytetarë kanë humbur jetën.

COVID-19 – Statistika (11 Shtator 2020)
Testime totale 72155
Raste pozitive 11021
Raste të shëruara 6443
Raste Aktive 4251
Humbje jete 327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2206
Durrës 489
Shkodër 338
Lezhë 237
Elbasan 210
Korçë 176
Fier 160
Vlorë 145
Kukës 130
Berat 78
Gjirokastër 40
Dibër 42/oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme